Krasniqi: Reciprocitetin e zbaton Qeveria, jo Vetëvendosja
Kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi ka reaguar për protestën e paralajëmruar për nesër në pikat kufitare. Ai u ka bërë thirrje drejtuesve të ”Vetëvendosjes” që të mos i kalojnë të drejtat kushtetuese e ligjore që janë të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Ai ka thënë se vendimet e Kuvendit duhet zbatuar nga qeveria dhe jo nga ndonjë parti politike. “Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me reciprocitetin kërkohet të zbatohet nga Qeveria e Kosovës dhe jo nga ndonjë subjekt partiak. Kuvendi nuk e ka ngarkuar Vetëvendosjen dhe as ndonjë subjekt tjetër partiak për të zbatuar vendimin për reciprocitet”, ka theksuar Krasniqi.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën qytetare për të protestuar dinjitetshëm, për të ndihmuar në funksionimin e jetës institucionale, për ruajtjen e sigurisë e stabilitetit të shtetit tonë të ri.
”Shpreh besimin dhe bindjen time se, si organizatorët e Protestës, po ashtu edhe Qeveria dhe organet e rendit, do të kontribuojnë që Protesta e paraparë, të zhvillohet në mënyrë paqësore”, ka thënë Krasniqi nëpërmjet një deklarate për media.













e kush i jep urdher qeveris me zbatu reprocitetin o Kupi, ku kije me u naku qe nuk zbatohet pse a dot te kryen pun gjykata ne ket drejtim kur edhe gjykatat jan ne doren e ashim thaqit ku nuk mujn ze me ba
o bajram rexhepi, pse nuk apish urdher per ne mitrovicen e veriut,ku jan serbet,me be keshtu rahje brutale…… A nuk guxojsh aqe,a te mjeret shqiptar ,a mjera kosov ala gjak derdhin te rit ,e te reja ,student,qitetare,njerz me guxim,,e mjera kosov si rae ne duart e e ni krimineli .oj kosov zoti te mbajt gjalle……shqiptari i shkret.