Kreshnik Spahiu: Berisha më sulmon për Gërdecin e kombësinë, pushka Top iu bëftë!
Deklarata e plote – Zëvëndëskryetari i Këshhillit të Lartë të Drejtësisë Z.Kreshnik Spahiu ka reaguar kundër deklaratave te kryministrit Sali Berisha të bëra publike në mbledhjen e grupit parlamentar të PD. Berisha deklaroi ne kete grup se Kreshnik Spahiu ka shkelur ligjin duke i angazhuar ne radhet e Aleances Kuq e Zi duke qene pjese e nje institucioni kushtetues.
Zëvëndëskryetari i KLD Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të pavend dhe antikushtetutes kërkesën e deputeëteve të djathtë për shkarkimin e tij nga detyra e zëvnëndëskryetarit të KLD. “Prej më shumë se katër vitesh unë kam duruar presione sa i përket detyrës sime, dhe kjo është e faktuar jo vetëm në arkivat e medias, por edhe “VVikileaks” foli qartë për kërcënimet që unë kam marrë për shkak të qëndrimeve të mia të hapura ndaj cështjeve të rëndësishmë në drejtësinë shqiptare”- tha Z.Spahiu.
Me tej Zëvëndëskryetari i KLD rikujtoi me detaje aksionin e ish-ministrit të drejtësië Z.Enkelejd Alibeaj në vitin 2009 i cili ishte nismëtar i kërkesës për verfikimin e mandatit të Zëvëndëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas deklartave publike lidhur me çështjen “Gërdeci “.
Gjithashtu zëvëndëskryetari i Këshillit të Lartë të drejtësisë u shpreh se deklarata e kryeministrit vjen në një kohë kur të gjithë shqiptarët i kanë sytë nga drejtësia dhe e gjitha bëhët për të devijuar vëmendjen e publikut – “Pikërisht sot, kur shqiptarët dhe mbare opinioni publik i kanë sytë nga drejtësia, kryeministri i vendit sulmon qëllimisht sistemin e drejtësië duke shpërqëndruar vëmendjen, dhe këtë e bën duke shkelur kushtetutën dhe ligjet e vendit” tha Z.Spahiu.
“Pushka top le të bëhet Z.Kryeminister por rruga nuk do të hapet. Drejtësia dhe Institucionet e saj nuk do të hapin krahun si rrjedhoje e asnjë forme presioni qoftë ky mediatik, i drejtëpërdrejtë dhe institucional”- deklaroi zoti Spahiu si përgjigjie e kërkesës për shkarkimin e tij. “2012 është cilësuar si fundi i botës në mënyrë artistike, nuk do të jetë në të vërtetë fundi i botës, por unë di të thëm që 2012 do të jetë fundi i kësaj politikë kërcënuese ndaj institucioneve, i kësaj politikë që nuk respekton ligjet e vendit, i kësaj politikë shkel me katër këmbë ligjin themeltarë të vendit, Kushtetutën” vijoi Z.Spahiu
Më tej Zëvëndëskrytari i Këshillit të Lartë të Drejtësië e lidhi sulmin e ndaj detyrës dhe funksionit të tij me qëndrimet publike që ai ka mbajtur në lidhje me disa shkelje të gjykatave të vendit sa i përket ndryshimit të kombësive. “Nuk mund të mos e lidh të gjithë këtë sulm me debatin që po ndjek shqiptarët prej më shumë se një viti. Unë kam qenë ai që publikisht kam deklaruar dhe kundërshtuar këto shkelje, gje që ka sjelle reagimin e qarqeve antishqiptare të cilat në focus kanë patur drejtësinë e vendit tonë, dhe nuk habitem që dhe pas sulmeve të fundit të qëndrojnë pikërisht këto qarqe” përfundoi Z.Spahiu
“Unë asnjëherë gjatë gjithë viteve të ushtrimit të detyrës simë nuk e kam shkelur etiken e komunikimit, etiken profesionale dhe etikën publike. Ndaj shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje kryeministrit të vendit tim, kryeministrit të shqiptarëve që të ruaj etiken e komunikimit me publikun, median dhe institucionet kushtetuese të vendit tonë.
Zëvëndëskryetari i KLD theksoi se kërkesa drejtuar kuvnedit të shqiperisë është antikushtetuese dhe antiligjore pasi ligji nuk përcakton konceptin e shkarkimit të Zëvëndeskryetarit të KLD, ndërsa mbarimi i mandatit të çdo anetari të KLD deklarohet nga vete Keshilli i Lartë i Drejtësisë.














CDO GJE QE NUK I KONVINON SAL BERISHES , KUNDERSHTON KA ARDHUR KOHA QE TE DAHET SHAPI NGA SHEQERI ,KRYEMINISTER , 20 VJET MJAFT KOHE PATE ,E MBAJTE AT KARRIK ME DHUN ,ENDE NUK KEMI GJE PER FILL,NA E QITE KET SHQIPERI NE KRYE N, HI. LETE VAZHDOJN BREZI I RI,KRESHNIK SPAHIU NA PRIJ .