Ky është flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali në 1919
Ky flamur Ismail Qemalit iu vu mbi arkivol ditën e varrimit ne 12 shkurt 1919 dhe atë te rivarrimit 28 nëntor 1932! Ky fakt është tashme i konfirmuar nga specialistet e trashëgimisë, paçka se objekti ndodhej ne fondin e etnografisë qe prej vitit 1957, por nuk dihej rëndësia e tij, për shkak te mungesës se dokumentacionit. Kjo rigjetje për studiuesin tjetër te qendrës albanologjike Frederik Stamati mund te quhet zbulim, paçka se flamuri ndodhej prej vitesh ne fondin e etnografisë bashke me 17 te tjerë. Qendra Albanologjike është mjaftuar këto dite me publikimin vetëm te disa imazhe te flamurit. Por, këtë 26 janar, ai do te ekspozohet për publikun, pasi kjo date përkon edhe me ditën e vdekjes se Ismail Qemalit, para se trupi i tij te sillej nga Italia drejt Vlorës, ku edhe u varros ne 12 shkurt 1919, ne Kanine.













