Laura Kaeppelet zgjidhet Miss Amerika 2012
Laura Kaeppelet nga Kenosha, VVinskonsin, është përzgjedhur Miss Amerika 2012 në një mbrëmje madhështore në Las Vegas. Mbretëresha e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është vetëm 23 vjeç.
Pyetja e bërë nga juria për bukuroshen brune ishte e vështirë por përgjigja e saj ishte e goditur. E pyetur se cfarë do të bënte një mbretëreshë bukurie për politikën, ajo u përgjigj: “Miss Amerika përfaqëson gjithkënd, cdo njeri, ndaj mendoj se mesazhi për cdo kandidat që do të merret me politikë është thjesht përfaqësoni edhe ju cdo njeri, përfaqësoni popullin. Në këtë kohë që ne kemi nevojë për rritjen e ekonomisë, ne kemi nevojë të kuptojmë se për cfarë ka nevojë Amerika”.
Kaeppelet, e cila për një vit do të mbajë kurorën e Miss Amerikës, ka fituar gjithashtu një bursë arsimi në shumën e 50 mijë dollarëve.













