Lezhë, komuna Kolsh: “Qytetar Nderi” Aleks Nika, i vrarë më 21 janar
Njëri nga katër të vrarët e protestës së 21 janarit, një vit më parë tek kryeministria në Tiranë, shpallet qytetar nderi i komunës Kolsh në Lezhë.
Këshilli i komunës Kolsh ka miratuar me vota të plota, vendimin për t’i dhënë titullin “Qytetar Nderi”, Aleks Nikës.
Ky shtetas gjeti vdekjen në Turqi tri javë pas 21 janarit, pas një lëngate e qëndrimit në koma si pasojë e goditjes me plumb në kokë.
Kryetari i këshillit të komunës Kolsh, Gentian Marku, deklaroi për median se të gjithë këshilltarët ishin dakord që të merrej një vendim i tillë.
Vendimi u mor pas propozimit të disa anëtarëve dhe u miratua nga të gjithë me konsensus. Kryetari i komunës Kolsh, Ferdinand Ndoi, e cilësoi këtë vendim si shumë të drejtë dhe të merituar.
Vendimi i këshillit të komunës se Kolshit do t’i kalojë prefekturës së Lezhës për miratim. Më 21 janar, mbushet një vit nga vrasja e katër shtetasve, Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrto dhe Aleks Nika.














Neqoftese do te marre pushtetin PS dhe do cohen njerezit ne demostrate kunder qeverise dhe perseri do kete vrasje nga zona e Lezhes cfare do bejne komunat?do ti shpallin edhe ata qytetare nderi?