Publikuar në: Fri, Jan 13th, 2012

Liria Ekonomike, Shqipëria përmirëson 13 vende më lart se në 2011

Shpërndaje
Tags

Raportit të përvitshëm të “Index of Freedom” të Heritage Foundation dhe VVall Street Journal, thekson se Shqipëria renditet në vendin e 57, duke pasur para vetëm Maqedoninë nga vendet e rajonit.
Sipas raportit, Shqipëria renditet e dyta në rajon për lirinë ekonomike duke përmirësuar 13 vende nga një vit më parë. Krahasuar me një vit më parë, vendi ynë është ngjitur me 13 vende, nga vendi i 70 që ishte në 2011, me një rritje prej 1.1 pikësh.
Sektori që ka pasur një rritje më të madhe pikësh është ajo e rritjes së lirisë së Biznesit, ndërsa nuk ka lëvizur indeksi për të drejtat e pronës, lirinë financiare, dhe atë të investimeve. Një rritje prej 1 pikësh ka shënur indeksi i lirisë nga korrupsioni, çka tregon se është ulur niveli i tij.

Shqipëria renditet e 26-ta nga 43 shtetet e Europës për lirinë e ekonomisë. Heritage Foundation shkruan se janë thjeshtuar procedurat për hapjen e një biznesi.
“Kërkesa për punë në ekonominë formale, e cila ka një numër të lartë të vetëpunësuarish është ndikuar shumë nga sektori publik. Inflacioni është rritur pak, për shkak të çmimeve të larta të mallrave, si dhe rritja e kostos së kujdesit shëndetsor”, shkruan raporti.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>