Publikuar në: Tue, Jan 10th, 2012

Lorik Cana, pësoi frakturë në shtyllën kurrizore

Viti 2012 duket se ka nisur në mënyrën më të keqe për Lorik Canën. Kapiteni i kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim mjaft të rëndë në ndeshjen e fundjavës së kaluar, ku Lacio humbi 4-0 në fushën e Sienës.
Në mesin e pjesës së parë, 28-vjeçari u shemb në tokë pas një kontakti me portierin kundërshtar Pegolo. Cana vazhdoi lojën mes dhimbjeve, duke mbyllur pjesën e parë të takimit, ndërsa më pas ai u zëvendësua.
Kontrollet mjekësore të zhvilluara në klinikën “Paideia” të Romës, konfirmuan diagnozën që të gjithë i trembeshin. Kapiteni kuqezi ka pësuar një frakturë në shtyllën kurrizore, duke dëmtuar vertebrën e dytë dhe të tretë në fundin e shpinës.
Dëmtimi i rëndë u konfirmua edhe nga vetë lojtari. Duke dalë nga klinika, Cana u shfaq pesimist, duke thënë vetëm: “Nuk ndihem mirë, të shohim…”. Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare që dje sipas “calciomerkato” kishte konfirmuar  dëmtimin e mesfushorit.
“Për fat të keq, ne e kemi humbur atë për disa kohë dhe tani ne duhet të marrim parasysh se si të sillemi në treg” shpjegoi drejtori sporti i Lazios, Igli Tare, shkruante portali calciomercato. Ndërkohë që trajneri Edi Reja bëri të ditur se Cana rrezikon të qëndrojë jashtë fushave për një muaj e gjysmë, ose edhe dy muaj. Tashmë, Tare dhe Reja do të takohen për të diskutuar rreth merkatos, duke qenë se pas dëmtimit të Canës, Lacio është në emergjencë të plotë në repartin e mesit të fushës.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al