Publikuar në: Sun, Jan 8th, 2012

Lugina e Preshevës: Të na vizitojnë Topi, Jahjaga, Thaçi e Berisha

Shpërndaje
Tags

Intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë apeluar te presidentja e Kosovës, te homologu i saj i Shqipërisë dhe te kryeministrat e dy vendeve të vizitojnë komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Nismë e ndërmarrë nga intelektualët mësohet të jetë shfaqur përmes një letre apeli, pas “vizitave të shpeshta” të presidentit serb, Boris Tadiq në Kosovë.
“Meqë presidenti Tadic dhe zyrtarët e tjerë serbë hyjnë e dalin në Kosovë për një grusht bashkëvendës të tyre, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Sali Berisha apo kryeministri Hashim Thaçi të marrin përgjegjësinë dhe shembullin, duke bërë përpjekje diplomatike që të vijnë një ditë të vizitojnë tri komunat e anashkaluara shqiptare nën Serbi, të vizitojnë monumentet kulturo – historike shqiptare si Molla e Kuqe, Masurica dhe lokalitete të tjera”, theksojnë intelektualët shqiptarë të Luginës në apelin e tyre.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>