Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Marinsat amerikanë urinojnë mbi kufomat, hetim për videoskandalin

Marina amerikane e ka nisur një hetim lidhur me një video që tregon katër trupa të marinës duke urinuar në trupat e vdekur të luftëtarëve afganë.
Në një deklaratë, trupa e marinës kanë thënë se ende  nuk është vërtetuar origjina apo vërtetësia e videos që është postuar në faqen e internetit “You Tube”.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se veprimet e portretizuara në video nuk janë në përputhje me vlerat e marinës amerikane.
Një zëdhënës i Pentagonit, Xhon Kirbi tha se ajo video është mjaft shqetësuese dhe se paraqet sjellje skandaloze.
Është ende e paqartë se kush e ka realizuar videon dhe postuar atë në internet.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>