Meta: S`jemi të përkryer por jemi më të mirët, prokuroria dhunoi ligjin
Kreu i LSI-së Ilir Meta foli sot në konventën rinore të LRI-së ku tha se “jemi të fuqishëm, nuk jemi të përkryer, por jemi më të mirët dhe do të vazhdojmë të jemi më të mirët”.
Duke përshëndetur rininë studentore, vuri në dukje se dhunimi i ligjit nuk mund të tolerohet dhe se fitorja 5 me 0 në gjykatë, është fitorja e të gjithë mbështetësve të LSI-së.
Deklarata e Metës u bë një ditë pas vendimit të gjykatës së Lartë e cila në unanimitet vendosi pafajësi për Ilir Metën për akuzën e korrupsionit.













