Parashikimet, ja ç`do të ndodhë me botën ne 100 vitet e ardhshme
Në vitin 1900 inxhinieri amerikan John Elfreth Vatkins mes skepticizmit, parashikoi se çfarë do të ndodhë me botën në 100 vitet qe do te vinin. Një gjë e tillë tashmë është kthyer në një traditë.
Shkencëtarët kanë thënë se disa nga parashikimet e Vatkins, sado të çuditshme në kohën kur u deklaruan në vitin 1900, janë realizuar. ME shkas nga ky fenomen, shkencëtarët britanikë dhe amerikane, se bashku edhe me disa qytetarë, kane bere një liste me parashikime për disa nga ngjarjet kryesore që pritet të ndodhin deri në vitin 2112:
Niveli i oqeaneve do të bjerë ndjeshëm e një pjesë e tyre do të mbeten thjesht histori.
Falë AND dhe inxhinierisë robotike, 100 vjet më vonë do të mund të ndërtohen njerëz në laboratorë, madje ata do të jenë të pavdekshëm.
Njerëzit do të kenë mundësinë te kontrollojnë kohën nëpërmjet teknologjive moderne. Antarktida do të kthehet në një qendër për biznes dhe kjo falë ndryshimeve klimaterike.
E gjithë bota do të ketë vetëm një monedhë unike, me shumë mundësi dollari.
Sipas parashikimeve, në botë do të fliten vetëm 3 gjuhë: Anglisht, frëngjisht dhe spanjisht.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndahen, do të jetë Kalifornia e para që do të shkëputet prej tyre.
Shkretëtirat do të kthehen në pyje tropikale, martesat do të zëvendësohen nga kontratat vjetore. Jo çdo shtet do të ketë qeverinë e saj por do të jetë vetëm një qeveri kombëtare botërore.
Sesa ato do të realizohen gjithçka u përmend më lart, vetëm koha mund ta tregojë.













