Publikuar në: Fri, Jan 27th, 2012

Pas disa qyteteve, “Enver Hoxha” i Fevziut digjet edhe në Fier

Vijon seria e djegies së librit “Enver Hoxha” kësaj radhe në Fier. Libri në fjalë mbi ish-diktatorin komunist, është djegur tashmë veç Ferizajt në Kosovë edhe në Elbasan, Gjirokastër dhe Berat.
Përfaqësues të Partisë Komuniste në Fier, kanë vlerësuar se ky libër nuk përfaqëson asgjë tjetër, përveç propagandës së egër kundër figurës së Enver Hoxhës.
“Ajo çka përshkruhet në këtë libër nuk ka lidhje me atë që ka qenë në realitet udhëheqësi i shqiptarëve, Enver Hoxha. Është libër thjesht për të fituar para, pasi këtu është shtrembëruar realiteti”, kanë thënë autorët e djegies së librit të gazetarit Blendi Fevziu.
Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm rreth 20 komunistë fierakë. Dhjetra të tjerë të moshuar që frekuentonin lulishten në qendër të qytetit të Fierit, vështronin nga larg djegien e librit

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al