Pep Guardiola: Sanchez shkëlqeu
Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola deklaroi se Alexis Sanchez e kënaqi me lojën e tij dinamike të mërkurën ku skuadra fitoi 1-2 përballë Real Madrid në Santiago Bernabeu, ndeshje në kuadër të Kupës së Mbretit. “Dua të falënderoj veçanërisht Alexis. Ai luajti një ndeshje shumë dinamike dhe më vodhi zemrën. Ai është shumë i ri por ka ecur përpara dhe ka sakrifikuar shumë nga vetja. Mendoj se skuadra ka bërë një firmosje të veçantë. Kur ai të jetë plotësisht në formë ne do mund të bëjmë edhe më shumë”, tha Guardiola.













