Publikuar në: Wed, Jan 11th, 2012

Plagosi me armë në pub në Lezhë, ekstradohet nga Italia Besmir Toma

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 12.00 KA BËRË ekstradimiN nga Roma, drejt Shqipërisë, për shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Besmir (Miri) TOMA, 27 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr.102, datë 11.06.2010, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 88 dhe 278, të Kodit Penal.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Besmir Toma akuzohet se më datë 24.12.2009, rreth orës 03.00, në ambientet e lokalit “Pub Sinclub”, në qytetin e Lezhës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit R.N. duke e plagosur rëndë atë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, më datë 12.06.2011, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi, në Romë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>