Publikuar në: Sun, Jan 15th, 2012

Porto Romano, mbytja e anijes, një i zhdukur, dy të vdekur, 12 të mbijetuar

Porto Romano – UPDATE – Një person është zhdukur, dy kanë vdekur dhe 12 janë mbijetuar. Ky ëhstë me pak fjalë bilanci i tragjedisë së ndodhur sot në afërsi të Porto Romanos në ujërat detare të Shqipërisë.
Një anije çisternë mori flakë në det dhe është mbytur. Njoftohet se anij cisternë me një ekuipazh prej 15 personash është përfshirë nga flakët dhe më pas është fundosur në det. Ngjarja ka ndodhur të dielen rreth orës 13.30 në një largësi rreth 4 milje nga Porto Romano. Nga ekuipazhi i anijes “Edirne” me flamur të Sierra Leones janë evakuuar vetëm 13 persona, ndërkohe që një marinar dhe kapiteni i anijes janë mbytur, kurse një shtetas tjetër i ekuipazhit rezulton i zhdukur.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>