Publikuar në: Mon, Jan 16th, 2012

Prokuroria kërkoi dy vjet burg, Gjykata e Lartë shpall sot vendimin për Metën

Gjykata e Lartë pritet të shpallë sot vendimin pëfundimtar për ish-zv.kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar nga prokuroria për korrupsion.
Në ora 13.00 është paralajmëruar të mbahet seanca në të cilën gjykata e Lartë do të deklarojë vendimin e saj në lidhje me kërkesën e prokurorisë për dy vjet burg e një milion lekë gjobë ndaj Ilir Metës.
Avokatët e tij në seancën e kaluar kërkuan pafajësi duke deklaruar se prokuroria ka ngritur akuzë politike dhe se në dosje nuk ka prova.

Akuzat ndaj Metës jane ngritur per nje rryshfet te dyshuar ne vleren 700 mije euro qe lidhet me koncesionet per ndertim hidrocentralesh si dhe me ankandet e shitjes se naftes nga kompania shteterore ne varesi te METE, Albpetrol.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>