Rama, Berishës: Shitët detin, vodhët zgjedhjet, vratë protestuesit! S’bëni dot moral patriotik
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e cilësoi akuzë të ndyrë deklaratën e sotme të Partisë Demokratike që e sulmoi për çështjen e rrugës Durrës-Kukës e cilësuar si rruga e Kombit. Në profilin e tij në Twitter Rama shkruan se “Akuzë e ndyrë nga selia e PD-së ndaj meje e PS për Rrugën e Kombit! Shpifje perverse e pushtetit hajdut që vodhi zgjedhjet për të vjedhur vendin. Kurrë nuk kemi qenë kundër Rrugës së Kombit që e ka nisur socialisti Majko. Po kurrë s’do pajtohemi me vjedhjen e parave të Rrugës së Kombit. Shitësit e detit, vjedhësit e zgjedhjeve, vrasësit e protestuesve, kusarët e Shqipërisë s’na bëjnë dot moral patriotik! Janë tradhëtarë!”.













