Publikuar në: Mon, Jan 16th, 2012

Ranieri: E thyem taktikisht Milanin, Interi i etur për trofe

Trajneri i Interit, Klaudio Ranieri është shprehur i kënaqur me fitoren tejet të rëndësishme në derbin e qytetit kundër Milanit. Strategu i njohur italian ka falënderuar djelmoshat e tij për siç ka thënë hapin e madh përpara.
“Po ecim fuqishëm përpara, fitorja me Milanin ishte shumë e rëndësishme. Duket qartë se kemi marrë mësim nga humbjet e përjetuara nga Napoli, Juventusi dhe Udineze. Luajtëm shkëlqyeshëm. Në aspektin taktik e thyem plotësisht Milanin. Jemi kthyer në formën e duhur, kemi grumbulluar forcën dhe dëshirën për të qenë sërish ai Interi i vjetër”, ka thënë Ranieri. Fitorja kundër Milanit ishte e gjashta radhazi për Interin. Ranieri ka thënë se skuadra e tij nuk do të heq dorë nga gara për titull.
“Titulli i kampionit gjithmonë është synim kryesor i këtij klubi. Trofetë janë në gjakun e Interit. Në bërthamën e kësaj skuadre është lufta për tituj. Megjithatë, në këtë edicion duhet të shkojmë hap pas hapi”, ka nënvizuar Ranieri, skuadra e të cilit këtë edicion e kishte filluar me krizë të madhe rezultatesh.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al