Publikuar në: Tue, Jan 17th, 2012

Riformatimi i EULEX, nis diskutimi në Bruksel

Shpërndaje
Tags

Shefi i Misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac, është në dijeni të debatit aktual rreth rolit të ardhshëm të EULEX-it në Kosovë, thuhet në një komunikatë të misionit të EULEX-it.
De Marnhac dëshiron të përsërisë faktin që një rishikim strategjik momentalisht është duke u zhvilluar në Bruksel, në lidhje me formën dhe prioritetet e ardhshme të misionit të BE-së për sundim të ligjit, dhe se nuk është marrë asnjë vendim lidhur me riformatimin e mundshëm të misionit.
“Të gjitha rekomandimet që burojnë nga ky shqyrtim duhet të miratohen nga shtetet anëtare të BE-së. Roli i EULEX-it mund të përshtatet dhe ndryshohet vetëm me miratimin e tyre. Është shumë herët të thuhet se cilat do të jenë rekomandimet e shqyrtimit”, theksoi Xavier de Marnhac.
Është procedurë e zakonshme e BE-së që rregullisht të shqyrtoj misionet e veta. Rishikimi përfshin kontributet e shumë palëve, përfshirë EULEX-in dhe Qeverinë e Kosovës.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>