Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Rusia: SHBA mund ta sulmojë ushtarakisht Iranin

Shpërndaje
Tags

Sekretari i Këshillit të Sigurisë në Rusi, Nikolai Patrushev është shprehur se ka shumë gjasa që SHBA, e ndikuar nga Izraeli të sulmojë ushtarakisht Iranin. Patrushev, i cili ka qenë drejtues i Shërbimit të Sigurisë në vend, FSB, beson se mundësia që amerikanët të hyjnë në luftë është e madhe.
“Mundësia për një konflikt të armatosur është e madhe. Për fat të keq tensionet rreth Iranit nuk po ulen. Për momentin, Teherani shihet nga SHBA si problem kryesor. Ata po mundohen ta kthejnë armikun në një partner të besueshëm dhe nisur nga kjo, me çdo mjet kërkojnë të ndryshojnë regjimin atje”,-tha Patrushev në një intervistë për Interfax.
Sipas tij, Pentagoni ka një plan të hollësishëm mbi ndërhyrjen që mund të kryhet në Iran dhe kjo do të thotë se goditjet do të realizohen mbi centralet bërthamore, skenar i ngjashëm me atë të Irakut.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>