Publikuar në: Wed, Jan 18th, 2012

Shkarkimi, Kreshnik Spahiu debat me Rusmalin, ikën nga Komisioni

Shpërndaje
Tags

Nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu është larguar sot nga komisioni i ligjeve vetëm pak çaste pasi seanca kishte nisur aty. Në seancën dëgjimore me nënkryetarin e KLD-së komisioni i ligjeve hapi punimet por diskutimi ka zgjatur vetëm pak minuta.
Me kërkesën e kryetarit të komisionit Ilir Rusmajli Spahiu është larguar nga mbledhja. Rusmali ka kërkuar largimin e zotit Spahiu me arsyetimin se ai nuk po argumentonte nëse kërkesa e deputetëve të PD për hetim është duke u bazuar në Kushtetutë.
Menjëherë nënkryetari i KLD-së Spahiu reagoi duke thënë se se po ushtrohet presion ndaj tij.
“U bë një kohë e gjatë që po më bëhet presion por unë nuk do largohem nga presionet”, tha Spahiu. Deputetët e opozitës n kanë kërkuar që të dëgjoheshin argumentat e nënkryetarit të KLD-së Spahiu por kjo gjë nuk është pranuar nga kryetari i komisionit Ilir Rusmajli i cili i është drejtuar atyre me fjalët: “Jeni bërë deputetë të Spahiut?”.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>