Publikuar në: Sat, Jan 28th, 2012

Shqipëria, tekste shkollore për shqiptarët e Preshevës

Shqipëria pritet të dërgojë shumë shpejt tekste shkollore për ciklin e ulët dhe të mesëm në Luginë e Preshevës. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot, ndërsa ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka pritur një delegacion nga Presheva i përbërë nga Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik; Galip Beqiri, kryetar i KNSH dhe Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanovcit.
Pas takimit, në një konferencë të përbashkët për shtyp, Haxhinasto deklaroi se përveç diskutimeve për koordinimin e festimeve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, “u diskutua rreth arsimit për përafrimin e teksteve dhe rreth bashkëpunimeve në rrafshin ekonomik.”
Sipas tij, do të nënshkruhet një marrëveshje për të dërguar tekste për ciklin e ulët dhe atë të mesëm. Ndërkohë, deputeti në Parlamentin e  Serbisë dhe kryetar i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, e cilësoi takimin të frytshëm.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al