Publikuar në: Mon, Jan 9th, 2012

Sondazhi i Lajmifundit për zgjedhjet e ardhshme 2013, përmbysen rezultatet

Shpërndaje
Tags

Numer rekord pjesemarresish, mbi 600 brenda nje dite – Bashkëngjitur me artikullin me titull “Skema me 4 koalicione për zgjedhjet e vitit 2013, Meta ose Topi përcaktojnë qeverisjen”, Lajmifundit.com solli dje edhe sondazhin pyetës në lidhje me koalicionet e mundshme zgjedhore në zgjedhjet paerlamentare të ardhshme në 2013.

Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme, në pjesën e parë të ditës, u duk se rezultatet ishin afërsisht të barabarta dhe votuesit ndaheshin gjysmë për gjysmë mes PD dhe PS, në orët e pasdrekes koalicioni i mundshëm pati një përmbysje të rezultatit duke kaluar para PD dhe PS.
Ndërkohë që sistemi i sondazhit lejon votimin vetëm një herë për çdo person, duke mos njohur votat artificiale,rezultatet ditën e sotme janë përmbysur. Në ora 09.02 në sondazhin e lajmifundit kanë marrë pjesë 621 votues, nga të cilët 203, pse 32 për qind janë për koalicionin e PS, 133 ose 21.42 për qind janë për koalicionin e PS dhe 174 ose 28 për qind janë për koalicionin e LSI si dhe 111 ose 17.8 për qind kanë votuar koalicionin e presidentit Topi me Aleancën Kuq e Zi.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>