Sonte…përballja e rivalëve të përjetshëm Milan-Inter
Futbolli mban frymën, e gjithë vëmendja e botës së sportit është në “San Siro”, ku sonte Milan dhe Inter do të përballen në derbin e parë të këtij sezoni të Serisë A.
Një përballje vendimtare për dy rivalët e përjetshëm që zbresin në fushë në pozicione krejt të kundërta.
Milani ndan kreun me Juventusin në kuotën e 37 pikëve, ndërsa me tetë pikë më pak Inter renditet në vendin e pestë të klasifikimit. Për të hedhur një hap tjetër drejt titullit kampion dhe për të thelluar më tej këtë diferencë, trajneri milanist, Masimiliano Allegri ka kërkuar maksimumin nga skuadra e tij.













