Publikuar në: Sat, Jan 28th, 2012

Spahiu: Lidershipi i krokodilit nuk sfidon dot Kuq e Zinjtë! Të hapen dosjet e spiunëve

Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu mblodhi sot në mesdite Aleancën Rinore Kuq e Zi. Në fjalën drejtuar të rinjve të pranishëm në këtë bashkëbisedim, Spahiu deklaroi se votimi i fundit në Kuvendin e Shqipërisë për ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e tij nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë provoi publikisht aleancën e Partisë Demokratike me Vangjel Dulen dhe me Athinën. Sipas tij votat me Athinën u bashkuan tre herë: një herë për kufirin ujor, herën e dytë për kombësinë dhe herën e tretë për shkarkimin e nënkryetarit të KLD-së. Spahiu insistoi se 73 vota në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të kushtëzojnë sovranitetin. Në mungesën e demokracisë, vijoi ai, nacionalizmi është një kërcënim dhe pa nacionalizëm demokracia është në rrezik. “Lidershipi i krokodilit nuk sfidon dot Kuq e Zinjtë”, tha Spahiu i cili ribëri thirrje për hapjen e dosjeve të politikanëve spiunë.

Duke u shfaqur 1 koment
Keni shkruajtur
  1. chamaeleonap@aol.com says:

    O Kreshnik, ti kreshnik qofsh gjithemine! E ke me vend kerkesen per hapjen e dosjeve, dhe demaskimin e spioneve dhe informantorve tjer ne pergjithesi. Populli thot: “Me i zi eshte shtisi se sa dorasi” Jemi deshmitare te kohes qe nga ramja e komunozmit dhe gjer me sot u nderruan ca her qeverite ne Shqiperi, dhe asnjera, apo tjetra nuk beren asgje per hapjen e dosjeve. (!) Gjeneratat e vjetra e dijn shume mire se shumica nga stafi politik jane vete te zhyetur ne qelbesirat e spionimit dhe tradhtimit te bashkqytetarve te tyre, dhe sot e kesaj dite ca prej tyre mbajn dhe poste te larta ne pushtet. Ai burre shteti, apo perfaqesues ligji, i cili meshef identitetin e spioneve dhe informatorve, nuk eshte asgje tjeter pos nje qike me i qelbur se vet ata spion dhe informator te ndryshem. Me kurreshtje jam duke e percjellur qe sa kohe kerkesat e sa koheshme per hapjen e dosjeve, por si duket do na rriten veshet sa te gomarit gjersa do te perjetojme hapjen e dosjeve. Ndoshta dikush zvarrite ket qeshtje duke pritur qe ca nga ata spion te cilet mbajne pergjegjesine per pushkatimet e qindra njerzve, qe te vdesi, dhe e verteta te mos zbarrdhet ne teresi. Populli thot: ” Terhiqe nje kashte se dalin gjashte” Te deshiroi o Kreshnik sukses ne kerkesat tuaja
    Pershendetje A.P.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al