Publikuar në: Tue, Jan 24th, 2012

Strugë, shqiptari djeg flamurin maqedonas

Shpërndaje
Tags

Irritimi i shqiptarëve duket se ka nisur të japë frytet e tij. Në orën 15:00, një qytetar i ka vënë flakën flamurit të Maqedonisë para godinës së komunës së Strugës. Ndërsa flamuri digjej, ai thërriste; ‘Nëse vazhdoni kështu, ka për t’ju ndodhur edhe më keq.
Pas aktit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke e ndaluar 47 vjeçarin. Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Ohër, autori i veprës është Minir Ismaili, nga fshati Shum i Strugës.
Sipas të dhënave që citon alsat-M, Ismaili është marrë në pyetje rreth djegies së flamurit, por dëshmitarët  njoftojnë se ai ka qenë e dehur gjatë këtij akti, dhe ka dashur të shprehë mllefin ndaj ofendimeve të tifozëve dhe hendbollistë maqedonas, gjatë ndeshjeve të evropianit që zhvillohet në Serbi. 47 vjeçari e kishte sjellë me vete flamurin, për ta ndezur atë përpara godinës së Komunës.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>