Publikuar në: Tue, Jan 17th, 2012

Tarifat e larta e stazhi i zgjatur, nisin protestat e studentëve në Tiranë

Një numër i konsiderueshëm studentësh braktisën mësimin sot në Tiranë në shenjë proteste për tarifat e reja të studimit në universitetet shtetërore, për kohën 3-vjeçare të stazhit të punës pa pagesë pas përfundimit të studimeve dhe për mënyrën e financimit të universiteteve.
Protesta më e theksuar ka qenë në fakultetin Juridik dhe tek shkencat Sociale ku gjysma e orëve të leksioneve dhe seminareve nuk janë kryer ditën e sotme.
Në shenjë proteste, studentët janë mbledhur fillimisht para fakultetit dhe më pas kanë marshuar në drejtim të rektoratit të Universitetit të Tiranës.
Studentët deklarohen kundër planit të Ministrisë së Arsimit për rritjen e tarifave të studimit në Universitetet shtetërore.
Po kështu, studentët janë shprehur kundër përcaktimit të një stazhi 3-vjeçar pas studimeve si punë pa pagesë para fillimit të punës me të drejtë page. Një tjetër pikë me të cilën nuk pajtohen studentët është përdorimi i pagesës së tyre në formën e tarifës së studimit, për financimin e universiteteve private.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>