Publikuar në: Sun, Jan 8th, 2012

EMRAT – Tiranë, katër persona në pranga për vjedhjen e 18 automjeteve

Shpërndaje
Tags

Katër persona u arrestuan nga policia e Tiranës të dielën me akuzën e vjedhjes së 18 automjeteve.
Pas një hetimi 3 mujor është mësuar se ky grup kriminal është autor i vjedhjes së 18 automjeteve në Tiranë përgjatë vitit 2011 dhe janarit të vitit 2012. Sipas policisë anëtarët e këtij grupi vidhnin automjete të markave “Golf”, “Smart”, fuoristrada të markave të ndryshme, një sërë kasetofonesh, aksesorë të automjeteve të vjedhura, disa çelsa, pinca dhe doreza që shërbenin për hapjen e automjeteve, etj.
Nga burime të policisë, njoftohet se të arrestuarit janë, Zejnel Xheladin Meçe, vjeç 35, lindur dhe banues në Kukës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes së automjeteve, si dhe Gëzim Zek Buqa, vjeç 19, lindur dhe banues në Suharekë të Kosovës.
Dyshohet se këta shtetas, automjetet e vjedhura në Tiranë, mund t`i kenë kaluar për në Kosove nëpërmjet rrugëve dytesore.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>