Publikuar në: Fri, Jan 13th, 2012

Tiranë, sulmonin me thika qytetarët, arrestohen dy grabitësit

Shpërndaje
Tags

Tirane – Lajmifundit – Arrestohen nga policia e Tiranës, dy persona të akuzuar për grabitje të përsëritur ndaj qytetarëve nën kërcënimin e thikave. Strukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit dhe më konkretisht Specialistë të Seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe më armë, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentin ligjor të disa vjedhjeve me dhunë. Dy të arrestuarit mësohet se i kanë plagosur disa nga qytetarët e grabitur.
Gjatë natës së mbrëmshme u arrit identifikimi dhe më pas kapja e e shtetasve Marsel Fatmir Sali, 19 vjec, banues në Tiranë, i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes me dhunë dhe Xh.M, 16 vjec, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
Policia tha se arrestimi i tyre u krye sepse dje rreth orës 22.30’, në Bulevardin “Zogu i Parë“, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej 7000 mijë lekësh shtetasit Besim Hoxhaj dhe më pas e kanë plagosur atë, me thikë në pjesën e shpatullës, ku i dëmtuari 16 vjecar aktualisht ndodhet duke marrë trajtimin mjekësor në spital.
Pas një hetimi të kryer mbi këto shtetas, rezulton se janë autor edhe vjedhjes me dhunë, të ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës, ku nën kërcënimin e thikës i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 6000 mijë lekë shtetasit Gëzim Miri.
Këto shtetas sipas policisë, dyshohet se realizonin vjedhjet me dhunë të shumë qytetarëve në rrugë, ku nën kërcënimin e thikës si dhe të maskuar u merrnin qytetarëve të ndryshëm sendet personale e paratë.
Aktualisht strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për të zbardhur dhe dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të kryera nga këto shtetas, ndërkohë që masa e arrestit ndaj tyre u mor për konsumim të veprës penale të Vjedhjes me dhunë e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 139, 25 i Kodit Penal.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>