Publikuar në: Wed, Jan 11th, 2012

Topi i Artë, FSHF mashtroi me votën e Lorik Canës, në vend të tij një tjetër

Shpërndaje
Tags

Lionel Messi i për të tretën herë e mori çmimin “Topi i artë” , gjatë votave kishte ndarë në dyshe votuesit e kombëtares shqiptare, ndërsa votuesit e përfaqësueses maqedonase nuk ishin as afër parashikimit se kush do të jetë futbollisti më i mirë i vitit.
Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana , votat maksimale për futbollist më të mirë të vitit ia kishte dhënë Lionel Mesi(5), ndërsa sipas kosovarit më të dobët se argjentinasi në cilësi ishin Ronaldo (3) dhe Xavi (1).
Për Lorik Canën, votimi nuk është bërë nga vetë ai, por nga nëpunësit e federatës. Kapiteni kuqezi nuk ka qenë fare në dijeni të votës së tij, çka përbën një skandal për FSHF-në. Cana rezulton se ka votuar për Mesin me 5 pikë, Ronaldon, 3 pikë dhe për Ksavin, 1 pikë.
Mustedanagiç ka votuar Kristiano Ronaldon me 5 pikë, mbrojtësin e Barcelonës, Erik Abidal me 3 pikë dhe Mesin me 1 pikë. Ndërsa, Besnik Dizdari i ka dhënë 5 pikë Mesit, 3 pikë Ronaldos dhe 1 pikë Diego Forlanit.
Trajneri i kombëtares shqiptare në atë kohë u.d Xhemail Mustedanagiç, kishte një shikim krejtësisht tjetër të cilësisë mes Ronaldos dhe Mesit. Boshnajku kishte dhënë pikët maksimale për Ronaldon. Abidal, i cili vitin e kaluar luftoi me sëmundjen  e rëndë dhe arriti të kthehet në fushë dhe të luajë në formë të mirë,  nga “Xhemoja” kishte marrë tre vota, ndërsa Mesi mori vetëm 1 votë.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

http://www.meridian.edu.al