Trajneri i Shqipërisë Kuzhe trukonte ndeshjet me mafian greke?
Kanali shteteror grek ERT 3, me qender ne Selanik, publikoi dje informacione per bashkepunim te grupeve mafioze me ish-trajnerin e kombetares shqiptare Josip Kuzhe.
Policia ka arrestuar 53 persona te perfshire ne keto organizata kriminale, te cilat jepnin hua me perqindje deri ne 80 %, mashtronin, benin shantazh dhe pastronin para ne menyre te paligjshme. Parate vinin nga trukimi i ndeshjeve te futbollit, ndersa bie ne sy se ne rrjeten e grupeve mafioze ka rene edhe kombetarja shqiptare dhe ish-trajneri i saj Josip Kuzhe.
Autoritetet helene kane ne duart e tyre nje material audio, ku tregohet thuajse me detaje sesi kriminelet kishin arritur deri ne kombetaren shqiptare. Ne pergjim, nje person i quajtur “Portugezi”, i propozon kreut te njerit prej kater grupeve, i quajtur Marko Karamberi, te luajne shuma te medha parash ne dy prej ndeshjeve miqesore te kombetares shqiptare, ne humbjen 4-0 me Argjentinen dhe ne fitoren 3-2 me Malin e Zi, te dyja te zhvilluara ne veren e vitit 2011.
Me nje siguri te çuditshme, ky person thote se çdo gje eshte e rregulluar dhe se ai ka folur me trajnerin e kombetares shqiptare per kete.
Permendja e emrit te Kuzhes ngre hije te medha dyshimi per ate çfare ndodhi ne keto dy takime, sidomos duke pare te kaluaren e kroatit, qe ka qene e lidhur ngushtesisht me boten e basteve. Ndeshja me Malin e Zi, krijoi dyshime te te gjithe, duke pare menyren si rrodhi ajo apo se u shenuan 5 gola (Shqiperia fitoi 3-2). Ne telefonaten e pergjuar, sipas televizionit ERT 3, “Portugezi” i thote shokut te tij se per ndeshjen Shqiperi-Mali i Zi fitimet do te jene shume te medha. “Do te jete nje fitim tre fish i sigurt dhe mund te trukojme çfaredo lloj rezultati”, thote ai. Nga bisedat mes dy personave te mesiperm eshte zbuluar gjithashtu edhe trukimi i 3 ndeshjeve te kombetares se Sllovakise. Gjithçkaje i eshte dhene nje jehone e madhe ne mediat greke, nderkohe qe ne Shqiperi, kane munguar reagimet.
Personi qe drejtonte organizaten kriminale ishte pronar i disa klubeve te nates ne Selanik, nderkohe qe dy vjet me pare pati kandiduar me partine ultranacionaliste LAOS ne zgjedhjet e pushtetit lokal. Ne llogarine e tij jane gjetur 5,5 milione euro, qe rezultojne te jene fituar nga skedinat e basteve dhe ndeshjet, qe sipas organeve greke, jane manipuluar nga keto organizata kriminale. Policia zbulon gjithashtu se zoteron 3500 faqe me biseda te pergjuara, qe tashme jane zbardhur. Ndersa komplet dosja e grupeve mafioze shkon ne rreth 15 mije faqe. Skandali ka tronditur gjithe Greqine, nderkohe qe mes te arrestuarve jane edhe nje drejtues i krimit ekonomik, biznesmene, avokate, drejtore bankash, oficere policie si edhe nje gazetar i njohur.













