Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Tropojë, shpërthim eksplozivi në lagjen “Dardania”, vetëm dëme materiale

Një apartament banimi është dëmtuar nga shpërthimi i tritolit natën e kaluar në Tropojë ndërsa mësohet se ngjarja nuk ka shkaktuar viktima në njerëz.
Sipas të dhënave të fundit nga policia, mësohet se rreth orës 02.00 pas mesnate, në lagjen “Dardania” të qytetit të Tropojës, një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Sadri Kerrnaja.
Nga burimet e policisë është mësuar se veç dëmeve materiale, shpërthimi nuk pati pasoja të tjuera.
Policia lokale ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>