Publikuar në: Thu, Jan 12th, 2012

Ushtarët urinojnë mbi të vdekurit, SHBA dënon videon

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, sot e ka përshkruar si “krejtësisht për keqardhje” sjelljen e paraqitur në një video, ku duket se janë ushtarët amerikanë, që urinojnë në kufomat e luftëtarëve talibanë në Afganistan.
Në kumtesën e tij, zoti Paneta tha se ka urdhëruar hetime lidhur me këtë video dhe ka premtuar se ushtarët që kanë marrë pjesë në incident do të mbahen përgjegjës “në masë të plotë”.
Më herët, Marina e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se nuk e ka verifikuar origjinën ose autenticitetin e videos.
Por, poashtu ka thënë se veprimet e paraqitura nuk janë në përputhje me vlerat e Marinës amerikane.
Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, ka kumtuar se qeveria afgane është “thellësisht e shqetësuar” nga kjo video

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>