Vetëvendosja nuk tërhiqet: Protesta më 22 janar
Miratimi i mocionit sot në Kuvendin e Kosovës të propozuar nga PDK ka nxitur dilema nëse Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e detyruar që të anulojë protestën e paralajmeruar për të dielën.
Por kryesia e Vetvendosje konfirmon se protesta nuk do të ndalet. “Ne do të protestojmë më 22 Janar, pavarësisht mocionit sot”, vendosi në mbrëmje kryesia e Lëvizjes Vetvendosje.
Vetëvendosja ka paraljmaruar një protestë për të dielën me skenar të njejtë si e 14 janaritz, bllokimin e pikave doganore në Merdare dhe te Dheu i bardh, me qëllim respketimin e marrëveshjes reciproke të futjes së mallrave në Kosovë e Serbi.












