Publikuar në: Fri, Jan 13th, 2012

Vetëvendosja: Thaçi po sillet si Gaddafi

Shpërndaje
Tags

Vetëvendosja dhe zyrtarët qeveritarë nuk e kanë ndërmend të ndalen në deklaratat e tyre kundër njëri tjetrit. Pas deklaratave të kryeministri Thaçi duke e quajtur Vetëvendosjen vetë-fundosje, por edhe paralajmërimeve se nuk do të lejohet përsëritja e ngjarjeve të Tiranës në Prishtinë, kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes.
Gjatë një tubimi me qytetarë Glauk Konjufca nuk la pa përmendur prononcimet e Thaçit, ai madje tha se Thaçi po sillet si Gadafi.
“Në një paraqitje plotë panik, kryeministri Thaçi përmendi edhe vrasjet duke uruar që kjo të mos ndodhë, mirëpo ne po i themi vetëm një gjë kryeministrit se edhe Gaddafi ka vrarë qytetarët e tij, por nuk i vret më ”, ka thënë Konjufca.
Akuzat ndërmjet Thaçit e Vetëvendosjes janë rritur ditëve të fundit pas paralajmërimeve për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë, që Vetëvendosja planifikon t’i bëjë të shtunën.

Duke u shfaqur 2 komente
Keni shkruajtur
  1. drenica says:

    e more zotri konjufca kur ka qe nevoja me tregu veten ne vitet 98 ku ishit ju dhe albin kurti qe kurr sjeni ni per se gjalli kush sju ka njoft dhe sod pasi e shihni qe ska regjimi serrb seshte me ketu ju bani tulifar budallaku kishe ju vetvendosje e anej knej sjeni ju kerkushi hiq vetvendosja u realizu ne jemi shtet ndersa nese ju mendoni se duhet te vetvendosni ndonje gje apo bashkimin e trojev shqiptare siq jepni qdo her kete deklarate mos harroni se askush nuk deshiron te bashkohet me shqiperine per arsyje se ateher duhet te bejme lufte civile duke pasur parasysh as 2 milion qe jemi ne kosove e shikoni qfar po ndodh qfar po beni ju sikur rrugaqa ju nese jeni vertet atedhetar ne vend qe ti bllokoni pikat kufitare ju qbllokoni ato dhe merrne presheven medvegjen e bujanofcin ateher te gjithe do te jemi me ju po ju vetem lehni si qet para kolibe ska asgje prej juve ndersa ajo qe keni krahasu kryministrin thaqi me diktatorin gadaf mos perseritni keto fjal perndryshe ju do te perfundoni personalisht dhe se askush sdo menoj kurr per ju s ekush ishit apo qfar bete duke pasur parasysh qfar po beni sod andaj uleni koken sepse skeni ju tru per politik lerini bllokadat e rrugve dilni punoni perparoni e jo te silleni neper rruge sikur ata qente endacak deri sa po merret vendim me i eliminu andaj mos e pritni nje urdher te tille sepse do jet fatale.

  2. Vetevendosja ka te drejte qe te protestoje,por jo qe ta tejkaloje aq sa edhe nderkombetaret te kthehen kunder nesh! Mua me duket dhe eshte shume me mire qe Vetevendosja dhe Partite tjera te bejne ç`mose per t`a Hrrezuar kete Qeveri e cila eshte e tera Korruptive dhe fare nuk mendone per Popull por mjerisht pa pike turpi vetem sa trashin gjepat e tyre me me vjedhje qe i bejne Popullit te vete.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>