“Ti hiqet imuniteti prokurorit që akuzon Fatmir Limajn”
Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj, i akuzuar në rastin “Kleçka”, i është adresuar me një kërkesë për heqje të imunitetit të prokurorit Maurizio Salustro, shefit të EULEX-it, Xavier Bo De Marnach. Duke mos komentuar shume, EULEX-i, ka konfirmuar se ka pranuar letrën, por të njejtës ende nuk i është dhënë përgjigjie.
Vendimi i Kryeprokurores së EULEX-it nuk i ka kënaqur pritjet e mbrojtjes së deputetit Fatmir Limajt, i akuzuar në rastin “Kleçka”. Kërkesën e tyre me argumente shtesë e kanë adresuar tashmë te shefi i EULEX-it, Xavier Bo De Marnach.
Letra adresuar drejtuesve të lartë të EULEX-it, që mban firmën e avokatit Karim Khan sqaron pozicionin e mbrojtjes se prokurori i EULEX-it nuk ka imunitet para Gjykatës së EULEX-it.
Referuar nenit 7 të ligjit për imunitet të misioneve ndërkombëtare, sipas mbrojtjes është e është e qartë se një imunitet i tillë, i atribuohet EULEX-it si entitet më shumë se sa individ dhe EULEX-i mund t’ia heq këtë imunitet nëse aplikohet.
“Marrë parasysh mandatin e komponentës së drejtësisë së EULEX-it që ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit, dhe të sigurohet se gjyqtarët dhe prokurorët sillen në mënyrë të njejtë në pajtim me standardet për sundim të ligjit të BE-së, unë zyrtarisht kërkoj që ju të hiqni çdo imunitet që mund të ekzistojë në raport me Salustron deri në atë shkallë sa ai të lejohet që të përgjigjet në pyetjen e thejshtë, nëse akuzat e drejtuara kundër tij nga dëshmitari kryesor i prokurorisë janë të vërteta apo false”, thuhet ndër të tjera në letrën e mbrojtjes së Limajt.
Derisa e kanë cilësuar këkresën modeste, mbrojtja ka sqaruar për shefin e EULEX-it se nuk është e domosdoshme që Salustro të dëshmojë në gjykatë. “Çdo përgjigjie me shkrim në këtë fazë do të ishte e mjaftueshme për mbrojtjen”, thuhet në letrën e avokatëve.
Pranimin e një kërkese të tillë e kanë konfirmuar edhe zyra për informim e EULEX-it.
Në një përgjigjie të shkurtër përmes postës elektronike duke mos komentuar shumë për këkresën, EULEX-i thotë se ka pranuar një letër nga avokatët e Limajt, por ende nuk i ka kthyer përgjigje.
Ende nuk dihet nëse përgjigjia eventuale e shefit të EULEX-it në këkresën e mbrojtjes mund të interferojë procesin gjyqësor të paraparë të vazhdojë me 28 shkurt, në të cilën seancë do të trajtohet besueshmëria e dëshmive të dëshmitarit X.













E MORE FATMIR LIMA QETASH ASHT VENDLINDJA NE RREZIK PER ME E HUP EMRIN REPUBLIK ;EDHE SIMBOLET SHTETRORE NE KUFIJ E JU SI LUFTETAR TE UCK JU KA DHUNU HASHIM KURVA DHE JU KA MASHTRU ME PARE TE POPULLIT E JU KA KORRUPTU E TASH NUK INI NE GJENDJE AS PERTEJ BANESE ME DAL E DIL MO ME E NIMUE POPUULIT
kU ASHT UCK E VERTET