Adele: Gishtin ja drejtova atyre që ndërprenë fjalën! Organizatorët: Na fal!
Organizatorët e Brit Awards, ITV dhe prezantuesi James Corden ka lëshuar një deklaratë ku i kërkon ndjesë këngëtares Adele për shkëputjen e fjalës së saj pas fitores së çmimit më të rëndësishëm të natës speciale. Adele pasi u ndërpre nxori gishtin e mesit duke u drejtuar në sallë por nuk u kuptua se kujt posaçërisht po ja jepte atë mesazh. Adele u pyet nga media dhe sqaroi se gishti ju drejtua atyre që i ndërprenë fjalën dhe jo fansave. Menjëherë vjen edhe reagimi ndërsa organizatorët thanë se u vjen keq për atë çka ndodhi dhe i kërkojnë ndjesë Adeles për atë moment por gjithçka ndodhi për tejkalim të kohës televizive.













