Andre Villas Boas pranon sherrin me Lampard dhe Cole para Napolit
Andre Villas-Boas pranon se ka patur mosmarrëveshje me Frank Lampard dhe Ashley Cole. Portugezi i cili humbi John Terryn pak orë përpara ndeshjes bëri gafën tjetër duke krijuar problemet edhe me dy futbollistët e tjerë shumë të nevojshëm për skuadrën. Gjithçka shkoi mbrapsht për Çelsin që humbi ndeshjen me Napolin edhe pse kishte nisur gjithçka mirë me një gol në fillim të takimit. “Çdo shpjegim që tu jap do tu dukej fantastik nëse ne do të fitonim por është i panevojshëm tanimë me atë rezultat të ndershme. Ne na duheshin dy mesfushorë të fuqishëm të vendoseshin përpara mbrojtjes. Nuk mund të them se Lamps nuk e bënte dot, padyshim që ai e bënte por ky është një vendim që ne e morëm. Ishte një vendim teknik. Ju mund të keni mendimin tuaj por ajo u bazua mbi atë çka unë mendoja se ishte skuadra më e mirë. Pata një bisedë me Ashley dhe Frank. Normalisht mendoja se duke u nisur nga eksperienca e tyre ata mund ta ndihmonin skuadrën. Gjithçka ishte e pakuptueshme. Natyrisht ata u zhgënjyen por ishin vendime që duheshin zbatuar e pranuar”, tha Villas Boas.













