Arsenal: Nuk e lëshojmë Robin Van Persie
Shefi ekzekutiv i skuadrës së topçinjve Ivan Gazidis ndërhyn në debatin dhe thashethemet e hapura për një lëvizje të mundshme të Robin van Persie. Portali “Goal” thotë se Arsenali i ka bërë të qartë Robin van Persiet se ai nuk do të lejohet të largohet pavarësisht çdo çmimi në verë madje edhe nëse ai refuzon të firmosë një kontratë të re. Shefi ekzekutiv ka ndërhyrë personalisht në bisedime për një marrëveshje të re mes holandezit dhe skuadrës duke insistuar se van Persie do të mbetet deri në verën e vitit 2013 së paku.













