Avokati: Të ikë Zegjineja, Ndrea Prendi konflikt me Theodhori Sollakun
Avokati mbrojtës i komandantit të gardës Ndrea Prendi kërkoi sot në gjykatën e apelit largimin nga trupi gjykues të gjyqtares Zegjine Sollaku, gruaja e ish-prokurorit të përgjithshem Theodhori Sollaku.
Shkak për këtë kërkesë, ka qenë një konflikt i hershëm mes Ndrea Prendit dhe ish-prokurorit të Përgjithshëm Sollaku.
Në gjykatën e Apelit në Tiranë, kërkesa për zëvendësim mase te sigurise u gjykua një treshe gjyqtaresh e kryesuar nga Hysni Demiraj dhe anëtarë Shkëlqim Miri dhe Agron Papajani.
Prendi nuk ishte i pranishëm ne seance, por përfaqësohej nga avokati i tij, Genc Gjokutaj. Por vendimi i sotëm i Gjykatës se Apelit erdhi pas dy dorëheqjeve te anëtarëve te trupit gjykues. I pari qe ka paraqitur dorëheqjen nga gjykimi për arsye personale, ishte gjyqtari Dalip Bushi, i cili u zëvendësua nga Shkëlqim Miri.
Qe ne fillim te seancës, e cila u zhvillua me dyer te mbyllura, avokati i Prendit, Genc Gjokutaj, kërkoi dorëheqjen e anëtares Zegjine Sollaku, bashkëshorte e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Shkaku i kësaj kërkesë, sipas avokatit, ishte fakti se Sollaku kishte patur një konflikt personal me Prendin ne vitin 2006 për shkak te ndërrimit te eskortës se ish-kryeprokurorit.
Kjo kërkesë u shqyrtua nga gjyqtari Artur Kalaja, i cili vendosi ta pranoje atë. Sollaku u zëvendësua nga gjyqtari tjetër, Agron Papajani. Pas 30 minutash shqyrtim gjyqësor, treshja e gjyqtareve vendosi ti thotë serish jo kërkesës se akuzës për Prendin. Tashme mbetet qe Prokuroria ti drejtohet me rekurs Gjykatës se Larte.













