Deputetët e opozita braktisin komisionin, duhet transparencë për privatizimin e Albpetrol
Deputetët e opozitës kanë braktisur sot mbledhjen e Komisionit për veprimtarinë prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë. Ata kanë kërkuar që të bëhet shtyrja e diskutimit për privatizimin e kompanisë shtetërore “Albpetrol”. Në mbështetje të këtij propozimi ata insistuan në nevojën e më shumë transparence për këtë veprim ndërsa mazhoranca nuk e ka patur konsensusin për të mirëpritur qëndrimin e minorancës. Në shenjë reagimi deputetët e Partisë Socialiste vendosën të largohen nga mbledhja.













