Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

Dialogu Prishtinë-Beograd, ministri danez viziton Serbinë

Ministri danez për çështjet evropiane Nicolai Wammen përmbylli sot një vizitë zyrtare dy ditore në Serbi dhe Malin e Zi. Gjatë vizitës Wammen zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të qeverisë dhe diskutoi në lidhje me përspektivën e ardhshme të të dyja vendeve në procesin e integrimin evropian. Vizita ndodhi në prag të bisedimeve në Këshillin e ministrave që mbahet në 28 shkurt ku do të diskutohet konkretisht statusi kandidat për Serbinë. Këshilli i ministrave do ta vendosë propozimin për mbledhjen e Këshillit Evropian të datave 1-2 mars ku do të merret vendimi formal.

Gjatë vizitës në Serbi, Wammen mes të tjerësh takoi Presidentin Boris Tadiç dhe ministrin e jashtëm Vuk Jeremiç e shefin e ekipit negociator në dialogun ne Prishtinën Borislav Stefanoviç. Qëllimi i vizitës ishte diskutimi i procesin të integrimit evropian për Serbinë dhe vazhdimi i dialogut konstruktiv mes Beogradit dhe Prishtinës në prag të takimit të Këshillit. “Takimet e mia në Beograd treguan angazhimin e Serbisë për procesin e integrimit evropian dhe procesin e dialogut Beograd-Prishtinë. Në vitet e fundit Serbia ka bërë progres të rëndësishëm në përmbushjen e keirterit politik dhe ka arritur disa rezultate të kënaqshme në bashkëpunim me Tribunalin e Hagës. Serbia është angazhuar gjithashtu në dialogun konstruktiv Beograd-Prishtinë. Në ditët e ardhshme, një tjetër takim do të zhvillohet në ditët e ardhshme. Shpresoj të bëhet progresi i duhur me qëllim që Këshilli në jetë në gjendje të marrë një vendim pozitiv për çështjen e statusit kandidat javën e ardhshme”, tha ministri danez për çështjet evropiane.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>