Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Ekzekutimi i laborantes, Tiranë, policia: Ilia Basho organizoi vrasjen e bashkëshortes

Tirane – Lajmifundit – Policia e Tiranës konfirmoi sot arrestimin e shtetasit Ilia Basho me akuzën e vrasjes së gruas së tij, laborantes dentare eleni Basho.
Strukturat e Hetimit të Krimeve të Rënda, në sajë të një pune intensive hetimore, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e vrasjes së shtetases Eleni Bashos, 33 vjeç, ngjarje kjo e ndodhur më datë 2 Shkurt 2012 në Shkozë Tiranë, tha policia në një deklaratë.

Sipas saj, gjatë ecurisë së hetimit, Grupi Hetimor i përbërë nga Specialistë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Specialiste nga Sektori i Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur ndalimin e autorit, (bashkëshortit të viktimës) shtetasit Ilia Thanas BASHO, 38 vjeç, me banim në Tiranë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë bazuar në Urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë të datës 21 Shkurt 2012, pas grumbullimit të provave dhe fakteve, të cilat vërtetojnë implikimin e këtij shtetasi, si organizator i vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim ndaj Eleni Bashos.

Ndaj autorit të dyshuar të vrasjes, u mor masa e menjëhershme e ndalimit për konsumim të veprës penale të “Vrasjes me paramendim ” të prashikuar nga nenet 78/1, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal, ndërsa materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>