Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Elvisi merr propozim nga Genta: Do lidhemi bashkë

Shpërndaje
Tags

Një pjesë e banorëve qëndrojnë në oborr duke biseduar. Liam bën shaka duke u imituar konkurentëve ecjen e Gentës, gjatë momenteve që tre djemtë i mësojnë modeling. Banorët qeshin me të e Anila shprehet se e ka cilësuar Ermalin si Qetësori, fituesi i BB 2, duke qëndruar gjithë kohën në kuzhinë duke gatuar.

Në anën tjetër të sallonit, Genta i thotë Elvisit se ai nuk i ka dhuruar asgjë, ndërsa të gjithë banorët e tjerë e kanë bërë këtë gjest. Elvisi e pyet se çfarë do e ajo përgjigjet nëse Elvisi pranon të lidhen bashkë. Ariola i pyet: “Do martoheni bashkë?” e Elvisi përgjigjet se kur të dalë nga shtëpia e BB, nuk do të ketë lidhje me Gentën e kjo e fundit shton me shaka me do të krijojnë lidhje për të tërhequr audiencë. Elvisi shprehet me shaka se tani për tani janë duke bërë pregatitjet e Ariola ndërhyn përsëri duke i thënë Elvisit: “Përse nuk e puth Gentën?” e ai përgjigjet se nuk ka përsë t’a bëjë këtë veprim për qejfin e saj./BigBrother5/

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>