Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

Eurogrupi arrin marrëveshje me Greqinë, helenët kursime deri në 2020

Shpërndaje
Tags

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë arritur marrëveshje për të ndihmuar Greqinë nga falimentimi, me një paketë në vlerë prej 130 miliardë eurosh.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i euro-grupit, Zhan Klod Xhanker. “Pas një takimi prej të paktën 13 ose 14 orësh, kemi arritur një marrëveshje për programin e ri të Greqisë, me përfshirjen edhe të sektorit privat, që do të çojë në një reduktim të rëndësishëm të borxhit për Greqinë”, ka thënë Xhanker.

Sipas njoftimeve, marrëveshja ka për qëllim të sjellë borxhin e Greqisë në 120.5 për qind të bruto prodhimit vendor deri në vitin 2020. Diplomatët në Bruksel kanë thënë se duhet punuar ende për detajet e marrëveshjes, pas një maratonë negociatash.

Greqia ka nevojë të jashtëzakonshme për paketën e ndihmës për të shpëtuar nga falimentimi që do të mund të pësonte muajin e ardhshëm. Pas pesë vjetësh në recesion, Greqia ka borxhin më të madh se 160 për qind e bruto prodhimit të brendshëm.

Parlamenti grek ka miratuar një sërë masash shtrënguese në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, së bashku me reformat që synojnë rimëkëmbjen e ekonomisë, si parakusht për marrjen e ndihmës. Masat e miratuara kanë shkaktuar pakënaqësi të thella në Greqi, që kanë rezultuar edhe me protesta të dhunshme.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>