Fshati francez del në shitje për 275 mijë paund
Kjo është një foto nga një fshat në Francë i cili ka dalë në shitje i gjithi për shumën 275 mijë paund. Siç raportohet nga media fshati Courbefy në zonën e Limousin, brenda çmimit ka të përfshirë 19 ndërtesa dhe një pishinë ndërsa popullsia e tij shkonte në afro 200 persona pavarësisht se aktualisht është vetëm një shkretëtirë. Blerësit e mundshëm kanë kohë deri të premten të paraqesin ofertat për fshatin që është 30 milje larg Limoges.













