Publikuar në: Tue, Feb 21st, 2012

Garë emrash për kreun e Tiranës, Kryesia e PS vendos sot për zgjedhjet dhe kandidatët

Dega e Partisë Socialiste të Tiranës dhe zgjedhjet për kreun e saj do të jenë në qendër të mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Kupola rozë do të diskutojë në lidhje me kandidaturat dhe datën kur do të zhvillohet votimi sipas parimit “një anëtar-një votë” për kreun e degës më të rëndësishme të vendit. Kryetar i PS-së së Tiranës ishte deputeti Besnik Baraj i cili dha dorëheqjen nga ky mandat më 6 shtator 2011 pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Tiranës nga Partia Socialiste. Që prej asaj kohe në këtë pozicion është deputeti socialist Sajmir Tahiri i komanduar prej organeve drejtuese të partisë. Nga ajo çka dihet deri më tani është se Tahiri e ka ambicien për ta marrë këtë post duke u konfirmuar ndërsa kandidatët e tjerë të përfolur dhe të propozuar nga anëtarësia janë Ilir Zela, Ilir Gjoni, Erjon Braçe, Alfred Dalipi e Andis Harasani. Ky i fundit e ka pranuar dëshirën për të marrë përsipër degën e Tiranës por është shprehur se ky vendim do të merret në momentin e duhur pasi të gjykohet edhe në raport me rregullat e konkurrimit dhe mënyrën se si do të hartohet e gjithë procedura zgjedhore. Sakaq, në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS-së pritet të vendoset edhe për zgjedhjen e kryetarëve të 117 njësive vendore që kanë mbetur pa kryetar.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>