I ndërpresin fjalën, Adele u tregon gishtin e mesit
Këngëtarja britanike Adele është detyruar të ngrejë gishtin e mesit në një gjest fyerjeje mbrëmë ndërsa i shkëputën në mes fjalën e saj në natën e ndarjes së çmimeve në Britaninë e Madhe. Producentët e shfaqjes janë akuzuar se kanë ushtruar një lloj presioni që çoi në ndërprerjen e fjalës së 23 vjeçares që fitoi çmimin më të rëndësishëm të shfaqjes. Adele fitoi çmimin e albumit më të mirë dhe të artistes më të mirë femër. Duket se Adele gjithësesi nuk e ka pritur aspak mirë kur James Corden ju afrua dhe e detyroi të ndërpresë fjalën.













