Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Itali, arrestohet mësuesja, u filmua duke rrahur nxënësit në shkollë

Shpërndaje
Tags

Një mësuese e dhunshme është ndaluar nga policia italiane. Karabinierët kanë arrestuar një mësuese të shkollës fillore ‘San Sebastiano’ të Pizzos në Kalabri, pasi kjo e fundit i ndëshkonte nxënësit duke i qëlluar me shuplaka e grushta, e me raste edhe me libra.
Gruaja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur akuzohet për keqtrajtim të nxënësve. Keqtrajtimet vërtetohen nga xhirimet me kamera, të cilat janë vendosur fshehurazi nëpër klasa.
Siç shkruajnë mediat italiane, mësuesja madje u shkulte flokët derisa i bënte të qanin. “Shumë nxënës ishin aq shumë të terrorizuar sa nuk donin të shkonin më në shkollë”,-shkruan Tgcom.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>