Publikuar në: Wed, Feb 22nd, 2012

Ja si ju gjykojnë shefat nga profili i Facebook-ut

Gjithnjë mund të keni menduar se nuk është mirë të publikoni në profilin tuaj në Facebook një foto kur jeni nën efektin e alkolit. Keni besuar se duke patur një shef në miqësinë tuaj mund të ndikojë negativisht por në fakt nuk është kështu. Një foto ku je shfaqeni i/e dehur me shoqërinë tregon se ju jeni tip shoqëror dhe mund të jeni shumë i përshtatshëm me vendin e punës dhe me kolegët. Studimet e kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se punëmarrësit janë të aftë të kuptojnë se sa i/e mirë mund të jeni ju në punë nisur nga një vlerësim paraprak të profilit tuaj në Facebook. Studimet tregojnë se ka një korrelacion të ngushtë midis suksesit të dikujt në punë dhe karakteristikave të veçanta të profilit. Këtu përfshihet numri i madh i miqve, gama e gjërë e interesave dhe fotografitë që tregojnë se sa tip i shoqërueshëm jeni. Studimi në fjalë u krye nga Illinois University, Evansville University dhe Auburn University. Aty ju kërkua një profesori dhe dy studentëve që të vrojtojnë profilet e 56 studentëve të punësuar.

Shkruaj një koment

XHTML: Ju mund të përdorni këto kode: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>